LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Kosovës do të merr pjesë në Forumin Biznisor në Vjenë

Oda Ekonomike e Kosovës do të merr pjesë në Forumin Biznisor në Vjenë

Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në Forumin Biznisor që do të mbahet në Vjenë gjatë muajit tetor të këtij viti.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në një shkrim ka në Facebook njofton se ka takuar ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma.

Rukiqi gjatë takimit me ambasadorin Koinuma pranoi ftesën për të qenë pjesëmarrës në forum, ku përveç tjerash do të kremtohet 10 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Japonisë.

“Si gjithmonë kënaqësi takimi me mikun tonë, ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma, me të cilin biseduam për interesimin në rritje të kompanive japoneze për të bërë biznes në Kosovë. Takimi i radhës, me rreth 100 kompani japoneze, do të mbahet në Vjenë më 2 tetor 2019”, ka shkruar Rukiqi.

Në këtë forum do të marrin pjesë më shumë se 100 kompani japoneze të cilat do të kenë rastin të dëgjojnë mundësitë dhe lehtësirat që Kosova ofron në të bërit biznes. /Telegrafi/