Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në një konferencë për media ka folur lidhur me problemet që po u shkakton bizneseve mungesa e liberalizimit të vizave, kjo pas ankesave të shumta të adresuara nga komuniteti i biznesit vendor në veçanti sektori prodhues dhe ai i shërbimeve të cilët janë të izoluar në pamundësi të marrjes së vizave shengen për shtetet e Bashkimit Evropian.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se moslibralizimi i vizave po ndikon negativisht në zhvillimin e biznesit në Kosovë.
“Në OEK çdo ditë e më tepër kemi ankesa të komunitetit të biznesit sa i përket vizave.Si rezultat i mungesës së lirisë së lëvizjeve, afër 39 për qind e bizneseve kanë përjetuar zvogëlim të aspekteve konkurruese. 38 për qind e bizneseve kanë rënie të eksporteve, ka biznese të cilat i kanë humbur partnerët e tyre të jashtëm.Koston e mosliberalizimit është duke e bartur sektori privat. Shumë politikanë në Kosovë nuk e kanë hallin e vizave sepse pjesa e tyre e posedojnë ose pasaportën diplomatike ose nënshtetësi të rajonit. Por brengën e kemi për komunitetin e biznesit”, tha Gërxhaliu, përcjell Telegragfi.
I pari i OEK-ut, ka bërë apel tek ambasadat e BE-së të akredituara në Kosovë që të kenë një trajtim të posaçëm për komunitetin e biznesit sa i përket dhënies së vizave, meqenëse me problemin në rritje, i krijuar në veçanti në dy vitet e fundit sa i takon aspektit të vizave, as marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare nuk kanë pasur efektin e pritur.
“Shumë biznese do të bëhen të detyruara të blejnë nënshtetësi të vendeve të rajonit, pasi vetëm për aplikim njerëzit këtu presin një vit. Besoj që ashtë një degradim që Kosovën po e dëmton në faza të shumta. Apeloj tek faktori ndërkombëtar, tek ambasadat e huaja të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik në Kosovë”.
Suad Qafleshi përfaqësues i kompanisë “Tosa”, kërkoi që bizneset të ndihmohen në këtë aspekt. Në të kundërtën siç tha si do të detyrohen të mbyllin bizneset.
“Jemi duke aplikuar në ambasadën austriake për vizë dhe është duke na refuzuar çdoherë. Nuk na marrin parasysh. Kemi bërë ankesa edhe me avokatë por nuk janë marrë parasysh nga ana e ambasadës austriake. Kompania jonë prej 12 vozitësve ka mbetë në dy vozitës. Bëj apel për ndihmë se s’po mundemi me e vazhdu veprimtarinë”, shprehet Qafleshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel