LAJMI I FUNDIT:

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protestë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri nesër

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protestë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri nesër

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka paralajmëruar protesta për nesër në ora 12:00 para Qeverisë së Kosovës nëse kërkesat e tyre të cilat i kanë ndaj institucioneve shtetërore nuk plotësohen.

Sipas njoftimit, Oda e Hotelerisë e Turizmit në takim me zëvendëskryeministri Besnik Tahiri kanë kërkuar që të zgjatet edhe për dy orë orari i punës, të përcaktohet një manual të saktë të organizimit të ahengjeve familjare, kthimi në normalitet i aeroportit, fluturime me orare të rregullta dhe program i veçantë për sektorin e turizmit në programin e Qeverisë për Rimëkëmbje Ekonomike.


“Nëse kërkesat tona nuk aprovohen deri nesër ne jemi te detyruar qe ti mbyllim bizneset ku se bashku me te gjithë punëtoret qe janë pjese e industrinë Hoteliere Turistike te protestojmë para Qeverise me datën 27.07.2020 ne orën 12:00. Kërkojmë veprime urgjente nga Qeveria”, thuhet ndwr tw tjera nw njoftimin e tyre. /Telegrafi/