Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës duke qenë përfaqësuese e subjekteve hoteliere e turistike mbështet fuqishëm fushatën për bojkotimin e produkteve serbe dhe prandaj u drejtohet të gjithë qytetarëve të Kosovës e në veçanti anëtarëve të saj që të bojkotojnë çdo prodhim me prejardhje nga Serbia duke i zëvendësuar ato me prodhime vendore e në mungesë të tyre me prodhime nga vendet mike.
Kështu kjo organizatë ka njoftuar në faqen e saj në Facebook.
“Jemi të bindur që ky apel do të gjej mbështetje të fortë te subjektet hoteliere dhe turistike të cilat OHTK përfaqëson ngase udhëheqësit e tyre janë dëshmuar nëpër vite e dekada se e duan atdheun e tyre dhe se kanë bërë sakrifica sublime për liri duke u përballur me sfidat dhe furtunat e kohërave të kaluara që na i solli pushtuesi” thuhet në komunikatë.
Ndryshe nismëtari i fushatës “Mos bli produkte serbe – Besa, besë” për bojkotimin e produkteve serbe, Burim Piraj ka bërë thirrje që të mos konsumohen prodhimet e Serbisë.
Piraj në një intervistë për Telegrafin tha se qëllimi i kësaj fushate është që të vetëdijesohet qytetari i Kosovës, që të mos blejë produkte të cilat importohen nga fqinji verior.
“Kjo nismë nuk ka qenë e çastit, pasi kohë të gjatë unë kam bërë fushatë për të mos blerë produkte serbe. Por, kur ishte reciprociteti i targave, kur Serbia na kërcënonte, e kam ndjerë vetën shumë keq që ne vazhdojmë t’i blejmë produktet serbe e ata sjellin tanke në kufi. Më kujtohet shumë mirë edhe ambasadori rus kur erdhi në veri dhe i lavdëronte forcat serbe”, deklaroi Piraj./Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur