LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit të Kosovës: ATK dhe Dogana të mos e luajnë rolin e Gjykatës

Oda e Afarizmit të Kosovës: ATK dhe Dogana të mos e luajnë rolin e Gjykatës

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie se i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Financave për të trajtuar një çështje që ka të bëjë me Doganat dhe ATK.

Në komunikatë thuhet se kjo kërkesë ka të bëjë me rastet kur një biznes pas vendimit të Doganës / ATK lidhur me çështjen e caktuar, paraqet ankesë dhe lënda shkon në shkallë të dytë, këto dy institucione e detyrojnë biznesin që të realizojë pagesën pa e pritur vendimin që do ta sjell Gjykata.


“OAK ka kërkuar që të mos detyrohen bizneset të paguajnë dënimin përderisa Gjykata mos të ketë dhënë versionin final. Në këtë rast bizneseve edhe pse mund të kenë të drejtë në rastin e tyre, obligohen që të realizojnë pagesën dhe pastaj kur lënda të shqyrtohet që mund të marrë kohë vite të tëra dhe rasti të jetë fituar. OAK konsideron që ATK dhe Dogana duhet të presin verdiktin final që jepet vetëm nga Gjykata e pastaj të bëhet ekzekutimi i vendimit”, thuhet në komunikatë.

Sipas Odës së Afarizmit të Kosovës, kjo masë jo vetëm që po rëndon bizneset duke zvogëluar cash-in i cili iu nevojitet për operim por edhe kur bizneset i fitojnë rastet, mjetet iu kthehen shumë vonë, madje ka raste kur ato nuk janë më funksionale duke falimentuar si rezultat i këtyre vendimeve.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami që të trajtohet kjo problematikë, dhe rolin e Gjykatës të mos e luajnë institucionet e tjera por vendimet të zbatohen vetëm pasi të kenë marrë verdiktin final. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori