Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka njoftuar se i bashkohet fushatës Botërore, Evropiane dhe të Republikës së Kosovës për mbështetje të Ukrainës duke i kërkuar bojkotimin e produkteve të atyre që janë duke kryer Gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe atyre që janë duke e përkrahur Rusinë siç është Serbia, duke kërkuar nga BE, SHBA-të dhe vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve edhe për Serbinë.
OAK kërkon gjithashtu nga bizneset që bëjnë tregti me Serbinë që ta ndërprejnë menjëherë bashkëpunimin duke marrë parasysh pretendimet e vazhdueshme dhe në rritje territoriale që Serbia në përkrahje të Rusisë i ka ndaj Kosovës, duke vazhduar ta mbanë në Kushtetutën e Serbisë ende Republikën e Kosovës.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione duke e konsideruar aleatin kryesor të saj.
OAK mbështet iniciativat nga Evropa dhe SHBA dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë angazhimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të të përshpejtojnë procedurat për futjen e Kosovës në BE dhe NATO, si një garanci për rritjen e sigurisë në Ballkan dhe Evropë dhe shuarjen e pretendimeve të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës.
“OAK që nga themelimi është në përpjekje të vazhdueshme të mbështetjes së bizneseve, sidomos atyre prodhuese në mënyrë që t’i zëvendësoj produktet e Serbisë me ato vendore”, thuhet në njoftim.
“Duke synuar që të krijohet hapësirë dhe komoditet për përkrahjen e prodhimeve vendore, si organizatë në të cilën kemi qindra biznese vendore, jemi në përkrahje të fushatës për mbështetjen e produkteve vendore. Mënyra më e mirë dhe paqësore me i dal zot vendit, është duke mos ble asgjë të prodhuar në Serbi, Rusi dhe Bjellorusi”.
“Dhejtëra mijëra shqiptarë, me mbështetje ndërkombëtare, e sakrifikuan gjakun për Kosovën. Bojkotiki i këtyre produketeve është minimumi që mund të bëjmë”, thuhet në fund./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës