LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit bëhet pjesë e Këshillit Zhvillim Ekonomik

Oda e Afarizmit bëhet pjesë e Këshillit Zhvillim Ekonomik

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës ka pranuar në radhët e saj edhe Odën e Afarizmit të Kosovës, ku së bashku me institucionet e tjera do japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

OAK që nga themelimi i saj i ka dhënë mision vetës që të jetë zë i fuqishëm i biznesit dhe tani ka bërë edhe një hap më shumë duke u bërë anëtarë e këtij këshilli.

Në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, OAK do të përfaqësoj interesat e afaristëve duke i adresuar problemet dhe të gjitha barrierat që bizneset kanë për të bërë biznes në Republikën e Kosovës. Në këtë formë do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Kosovë. /Telegrafi/