LAJMI I FUNDIT:

Octopus: Lajmet e rreme nga Serbia e Rusia synojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës

Octopus: Lajmet e rreme nga Serbia e Rusia synojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës

Fushatat e vazhdueshme të lajmeve të rrejshme të bëra nga Rusia dhe Serbia kundër Kosovës kanë për qëllim dëmtimin e sovranitetit dhe imazhit të vendit.

Përveç kësaj, ka për qëllim diskreditimin e personaliteteve të larta dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tensionit ndëretnik.


Kështu u tha në konferencën “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”, e organizuar nga Instituti Octopus.

Drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu, derisa foli për hulumtimin e vërë se si ndikon propaganda e mediave ruse dhe serbe në Kosovë, përmendi një lajm të rremë të publikuar nga media serbe Kosovo Online.

Ai tha se kjo media ditën e sulmit terrorist të 24 shtatorit publikoi një artikull të rremë që ka të bëjë me komunikimin e Policisë së Kosovës në radiolidhje, si neglizhencë e policisë ndaj një të burgosurit serb.

Lidhur me këtë, Musliu tha se Kosovo Online nuk ka asnjë fakt, pjesë të audio materialit apo diçka tjetër që e mbështet pretendimin e saj se në atë komunikim po neglizhohet një i plagosur serb.

Ndërkaq, hulumtuesi i lartë në Octopus, Taulant Elshani, tha se mediumi Kosovo Online është shndërruar në një epiqendër për luftë speciale dhe dezinformim kundër Kosovës, duke publikuar lajme të rreme, sipas tij plotësisht në përputhje me vijën zyrtare te politikës në Beograd.

Përveç kësaj, Elshani foli edhe për lidhjen e mediave ruse Sputnik Serbia dhe RT me Serbinë, derisa tha se Sputnik Serbia është ueb lajmesh i sponsorizuar nga Kremlini për propagandë të lajmeve dhe narrativave në gjuhën serbe.

Ai shtoi se media Kosovo Online, Sputnik Serbia dhe RT janë në sinkronizim për të goditur me fushata të mirë-organizuara pavarësinë e Kosovës, paqen rajonale dhe se sipas tij synon shembjen e rendit dhe progresit që Perëndimi ka arritur në Ballkan.

Në hulumtimin e Octopus “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë” thuhet se Rusia e përdor median për të sponsorizuar fuqinë e saj, për të arritur qëllimet e veta që kanë të bëjnë me glorifikimin, shtyrjen dhe influencën e elementeve destabilizuese të politikes së saj. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori