Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka thënë të enjten në emisionin N’Shesh se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella për të krijuar një sistem të drejtësisë kredibil dhe me figura të pastra.
“Ne dhe Kosova kemi interesin e përbashkët që këtu të ketë një sistem të drejtësisë efikase dhe të pastër. Kosova të jetë partner i plotë i yni në luftimin e krimit të organizuar. Pas përfundimit të misionit të EULEX-it, Kosova e ka një rast të mirë që të dëshmoj se është e gatshme të marrë përgjegjësi në luftimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit”, ka thënë ambasadori britanik gjatë debatit mbi nevojën që Kosova të zhvilloj një proces të vetingut në sistemin e drejtësisë.
Ai ka theksuar se është evidente që Kosova ka nevojë për pastrim të sistemit të drejtësisë. Ka marrë shembull pozitën e tij si ambasador i Britanisë së Madhe për të cilën zhvillohet procedura verifikimi.
“Unë si shërbyes civil duhet të kaloj veting në shërbimin tim çdo 5 vite. Nëse flasim për Kosovë do të ishte shumë e rëndësishme që të krijohet një sistem që vazhdimisht siguron integritetin e sistemit. Tek ne përveç zyrtarëve kontrollohen edhe familjarët e tyre. Kam dëgjuar sa herë në Kosovë që politikanët nuk janë të pasur, por vëllezërit e tyre kanë pasuri. Për mua për shembull kontrollohen edhe çikat e dajës”, ka thënë O’Connell.
Ai ka folur edhe për problemin e nepotizmit në Kosovë për të cilin ka thënë se Britania e Madhe po angazhohet ta eliminoj.
“Problemi i nepotizmit është një problem gjithandej në Kosovë dhe këtë duhet pranuar që është problem dhe duhet të trajtohet. Përmes memorandumit me institucionet e Kosovës po bëjë më përpjekje që në disa pozita të larta të eliminojmë ndikimet e mundshme. Por ka pas disa procedura ku rekomandimet e kompanisë që është paguar nga Britania e Madhe janë injoruar në tërësi vetëm për të pranuar në pozita udhëheqëse njerëz me të njohshëm”, ka thënë ambasadori britanik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete