LAJMI I FUNDIT:

OBT-ja paralajmëron se tregu botëror nuk do të ketë rritje

OBT-ja paralajmëron se tregu botëror nuk do të ketë rritje

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka bërë thirrje qeverive që të tregojnë “maturi” në një kontekst shënuar nga një “përshkallëzim i tensioneve tregtare”, meqë sipas saj nuk pritet të ketë rritje tregtare në vitin 2019 dhe 2020.

“Në mënyrë globale, rreziqet që rëndojnë mbi parashikimet janë të konsiderueshme”, bëri të ditur OBT-ja në një komunikatë për shtyp, transmetojnë mediat botërore.


Sipas të dhënave të fundit, tregtia botërore pritet të shënojë rritje prej 3.9 për qind këtë vit dhe 3.7 për qind vitin e ardhshëm, ndërsa në prill parashikohej për një rritje respektivisht 4.4 për qind dhe 4.0 për qind. /Telegrafi/