LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit

OBSH: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar të martën se një vaksinë kundër COVID-19, mund të jetë gati deri në fund të vitit, pa dhënë hollësi të mëtutjeshme lidhur me këtë çështje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur kreu i organizatës, Tedros Adhanom Ghebryesus, gjatë një takimi dy-ditor me Bordin Ekzekutiv mbi pandeminë.


“Ne do të kemi nevojë për një vaksinë”, u shpreh ai. “Ekziston shpresa që deri në fund të vitit ta kemi një vaksinë kundër COVID-19. Kemi shpresa”, tha mes tjerash Ghebreyesus.

Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 35 milionë, ndërsa një milion persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Gjatë ditës së djeshme, OBSH-ja pati deklaruar se 10 për qind e popullatës së botës mund të kenë qenë të infektuar me COVID-19, ndërsa pjesa tjetër e njerëzve janë ende të rrezikuar.

Parandalimi i sëmundjes mund të arrihet vetëm me anë të një vaksine efektive, mirëpo në pamundësi të vaksinës, ekspertët bëjnë apel për respektimin e rregullave të distancimit shoqëror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Botë
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Evropa
Kalo në kategori