LAJMI I FUNDIT:

​OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

​OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj coronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thanë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kjo shkallë e imunitetit është bazuar në një sërë studimesh, tha drejtoresha për vaksinat në OBSH, Katherine O’Brian gjatë një konference për media të mbajtur të premten në Gjenevë, transmeton Dpa.

O’Brien, megjithatë theksoi se shkalla aktuale e nevojshme e imunizimit për këtë pandemi, do të bëhet edhe më e qartë kur të ketë më shumë të dhëna rreth vaksinave kundër coronavirusit.

Disa kompani tashmë kanë njoftuar se vaksinat e tyre ofrojnë mbrojtje nga coronavirusi deri në 90 për qind.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë informacione”, tha ajo.

Përveç informacioneve se sa janë efektive vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, sipas O’Brien, sfidë do të mbeten personat asimptomatikë. Po ashtu, sipas kësaj zyrtareje të OBSH-së, mbetet të shihet nëse vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit, do të parandalojnë përhapjen e mëtejmë të këtij virusi, shkruan Rel.

Ditëve të fundit, kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer në bashkëpunim me BioNTech kanë njoftuar për të dhëna premtuese për vaksinat që kanë zhvilluar kundër coronavirusit.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori