LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vdesin kryesisht nga mënyra jetesës jo të shëndetshme

OBSH: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vdesin kryesisht nga mënyra jetesës jo të shëndetshme

Mënyrat e pashëndetshme të jetesës janë një nxitës i vdekshmërisë, me norma të larta të duhanpirësve, njerëzve me sheqer të lartë në gjak dhe rritje të konsumit të sheqerit, kripës dhe yndyrave që vlerësohet të përbëjnë pothuajse tre të katërtat e vdekjeve deri në vitin 2019, thuhet në raportin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Maqedoninë e Veriut.

Ky raport është një nga 14 raportet kombëtare për shtetet anëtare në Rajonin Evropian të OBSH-së që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në rubrikën “Përmirësimi i shëndetit të popullatës” theksohet se jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është në rritje, por mbetet nën mesataren e rajonit evropian të OBSH-së.

“Të dhënat më të fundit të vdekshmërisë të raportuara nga Maqedonia e Veriut në OBSH i referohen vitit 2013. Sipas këtyre të dhënave, jetëgjatësia mesatare ishte 75.5 vjet. Edhe pse kjo ishte nën mesataret për Evropën Juglindore dhe Rajonin Evropian të OBSH-së, ishte më e lartë se shifrat e përditësuara të jetëgjatësisë nga disa anëtarë të BE-së”, thuhet në raport.

Sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare dhe kanceret janë shkaktarët kryesorë të vdekjes tek të rriturit. Në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2017 ka pasur edhe rritje të vdekshmërisë për shkak të diabetit, llojeve specifike të kancerit, veçanërisht kancerit të mushkërive, kolorektalit, pankreasit dhe prostatës, si dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Në raport thuhet se vendi renditet ndër vendet me prevalencën më të lartë të pirjes së duhanit në botë.

Vlerësim pozitivë, sipas OBSH-së, ka në konsumin e alkoolit tek të rriturit (3.8 litra) për banorë, e cila është nën mesataren e rajonit evropian të OBSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori