Në pikun e valës së dytë të pandemisë së coronavirusit dhe rritjes së numrit të rasteve të reja të infektuarve në Evropë dhe SHBA, drejtori i Shërbimit për Situata Emergjente shëndetësore në OBSH, Mike Ryan, ka porositur autoritetet e vendeve të botës: personat që janë rast kontakti duhet futur në izolim.
“Po të kisha të drejtë në një dëshirë me qëllim të përmirësimit të situatës, vetëm një gjë do ta kërkoja që çdo person që ka pasur kontakt me ndonjë të infektuar të futet në karantinë, me qëllim që të ndalet zinxhiri i përhapjes së COVID-19”, ka shtuar Ryan gjatë një konference për gazetarë në Gjenevë, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se një gjë e tillë nuk është bërë dhe as që do të bëhet në mënyrë sistematike, dhe kjo është një prej arsyeve kryesore që po shohim rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19”, ka thënë ndër tjera Ryan.
Kërkimi i rasteve të kontaktit nëpër shumë vende të Evropës është rënduar, kurse numri i rasteve të reja me COVID-19 ka “shpërthyer” në kontinentin e vjetër gjatë dy javëve të fundit.
“Në gjysmën e vendeve të Evropës, OBSH-ja ka regjistruar gjatë javës së kaluar rritje të rasteve të reja me COVID-19 prej më shumë se 50 përqind”, ka thënë zyrtari i OBSH-së.
E kolegia e tij Maria van Cerkhove është e habitur që koncepti i vatrës së epidemisë që krijohet nga tubimet, ku nuk i kushtohet rëndësi shëndetit “assesi nuk po u hynë në tru njerëzve”.
“E di që njerëzit janë lodhur, por ky virus ka treguar se mund sërish të shfaqet me shpejtësi të madhe, duke kërcënuar sistemin shëndetësorë”, ka deklaruar kreu i OBSH-së.
Kujtojmë që në botë deri më tani janë infektuar mbi 40 milionë njerëz, kurse 1.1 milion tjerë kanë humbur jetën nga infeksioni me COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City