Zoran Zaev vepron me turp me emrin Republika e Maqedonisë dhe pajtohet të ndryshojë identitetin maqedonas, vlerësojnë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Zoran Zaev poshtëronte të gjitha vendet mike që ishin më të rëndësishme dhe panë qëndrimin joprofesional të Greqisë fqinje, kështu që ata vendosën të njohin Republikën e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues.

Ata vlerësojnë se Zoran Zaev nuk e bëri këtë në shenjë të kujtimit të gjeneratave para neve të cilët kanë sakrifikuar për emrin Republika e Maqedonisë. Zoran Zaev nuk e bëri këtë as në emër të gjeneratës së tanishme të cilët kanë lindur në Republikën e Maqedonisë dhe dëshirojnë të jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Zaev i ka pranuar përfërsisht të gjitha pozicionet greke me interes të dyshimtë.

Arritja e marrëveshjes në mes Zaev dhe Tsipras është goditje direkte mbi drejtësinë, vetëvendosjes së popullit maqedonas dhe poshtërimit të tijë historik.