LAJMI I FUNDIT:

”OBRM-PDUKM mos të prodhojë lajme të rrejshme, ELEM nuk do të shitet”

”OBRM-PDUKM mos të prodhojë lajme të rrejshme, ELEM nuk do të shitet”

LSDM-ja me një reagim ndaj OBRM-PDUKM-së dërguar Telegrafit në Maqedoni thotë se nuk do të shitet ndërmarrja shtetërore ELEM dhe kërkon që kjo parti mos të lëshojë lajme të rrejshme.

”Nga humbja kanë frikë dhe për atë prodhojnë lajme të rrejshme, çdo ditë. Ata gënjejnë për shitjen e ELEM dhe MEPSO. E vërteta është se edhe institucione tjera do të kujdesen për këto dy ndërmarrje, dhe ata do të vlerësojnë obligimet dhe qëllimet.”


LSDM thotë se qytetarët nuk i besojnë OBRM-PDUKM-së dhe lajme të tyre të rrejshme. ”Janë të lutur zyrtarët e OBRM-PDUKM-së që të kujdesen për fushatë korrekte dhe demokratike” përfundojnë nga LSDM. /Telegrafi/