Partia në pushtet, OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në dhe kryetarin e saj, Venko Filipçe, se përmes rrjeteve sociale po përhapin dezinformata dhe po krijojnë panik te qytetarët lidhur me cilësinë e ujit në Shkup.

Ata theksojnë se në mungesë të ideve dhe zgjidhjeve konkrete politike, po tenton të krijojë pasiguri te qytetarët përmes informacioneve që, sipas tyre, janë demantuar nga institucionet kompetente.


“Derisa Venko Filipçe dhe Zoran Zaev janë me pushime në Egje, kanë vendosur të bëjnë politikë përmes përhapjes së dezinformatave dhe krijimit të frikës te qytetarët”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga partia vlerësojnë se përhapja e informacioneve për gjoja ujë të papërshtatshëm për pije në Shkup është veprim i papërgjegjshëm, duke theksuar se institucionet kompetente kanë reaguar dhe, sipas tyre, i kanë demantuar këto pretendime përmes të dhënave zyrtare.

OBRM-PDUKM gjithashtu njofton se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë aktivitete për të përcaktuar origjinën e informacionit dhe përgjegjësinë për përhapjen e tij.

"Filipçe dhe LSDM nuk duhet të luajnë as me besimin e opinionit, as me ndjenjën e sigurisë së qytetarëve, e më së paku me çështjet që lidhen me shëndetin e tyre. Lufta politike, sipas tyre, ka kufijtë e saj dhe i bëjmë thirrje LSDM -së që, në vend të asaj që e quajnë “gënjeshtra dhe frikë”, të ofrojë vizion, zgjidhje dhe përgjegjësi", thonë nga OBRM-PDUKM.