LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ka para për qeverinë luksoze, por nuk ka para për Maratonën e Ohrit

OBRM-PDUKM: Ka para për qeverinë luksoze, por nuk ka para për Maratonën e Ohrit

Gjithçka që kapi LSDM-ja u shkatërrua. Çdo traditë që lidhet me shtetin dhe historinë e shtetit, qoftë edhe një traditë sportive, qeveria e paaftë po përpiqet ta shkatërrojë. LSDM-ja dhe Pendarovski me vite e shkatërruan Maratonën e Ohrit, që sivjet i vunë vulë shuarjes së traditës 60-vjeçare sportive për Ohrin, por edhe për Maqedoninë. LSDM dhe Pendarovski me vite të tëra si organizatorë dhe patronët nuk ua paguanin çmimet dhe fondin shpërblyes pjesëmarrësve. Turp dhe turp, thuhet reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje thonë se nga frika se mos u lidh me përkrahjen e ndonjë tradite maqedonase apo ndonjë manifestimi, pa asnjë grimë turpi hoqën dorë nga ky manifestim ndërkombëtar, i cili e promovoi shtetin në kornizat evropiane dhe botërore.

“Ka para për festat partiake si ajo e Marrëveshjes Kornizë, ka para për luks për ministrat e LSDM-së dhe BDI-së, ka para për makina të reja për ministrat, por nuk ka para për organizimin e Maratonës së Ohrit, kjo qeveri kriminele nuk ka para.

Qeveria, e përballur me zemërimin dhe kritikat e banorëve të Ohrit, por edhe të të gjithë qytetarëve, u përpoq të shpëtonte diçka që u përpoq ta shkatërronte. Ata janë libër i lexuar, LSDM dhe Kovaçevski dinë vetëm të shkatërrojnë dhe vjedhin.

OBRM-PDUKM dhe kryetari i Ohrit, Kiril Petsakov, nuk do të lejojnë që kjo ngjarje sportive të shuhet”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori