LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Familja Geci nga Kosova ka lidhje me Zoran Zaevin

OBRM-PDUKM: Familja Geci nga Kosova ka lidhje me Zoran Zaevin

OBRM-PDUKM-ja akuzon Zoran Zaevin se e ka shndërruar LSDM-në në ”strukturë kriminale dhe të mafias” pasi që Muhamed Zekiri, deputet i LSDM-së, është fotografuar me familjen Geci nga Kosova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, familja Geci është e njohur për ”krime brutale në Kosovë” dhe deklaron se deputeti Zekiri është ”lidhja e drejtpërdrejtë e Zaevit me struktura të nëntokës në Kosovë dhe në Maqedoni”.


Në këto akuza, OBRM-PDUKM-ja përmend vrasjen që ka bërë Gani Geci, ndërkaq përmend edhe emrat e Sabit Gecit dhe Rustem Gecit dhe vrasjen e Gani Berishës në Skënderaj.

OBRM-PDUKM-ja konsideron se është e kotë që LSDM-ja t’i fshehë lidhjet me, siç thonë, narko-mafinë nga Haraçina dhe Tetova./Telegrafi/