LAJMI I FUNDIT:

Obama tallet me Trumpin

Obama tallet me Trumpin

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë shaka dhe është tallur me njërin prej kandidatëve republikanë për garën presidenciale në SHBA, Donald Trump.

Komentet e Obamës për Trumpin dhe fushatën presidenciale u bënë mbrëmjen e 30 prillit, gjatë darkës solemne të përvitshme të Shtëpisë së Bardhë me Shoqatën e Korrespodentëve, në Uashington.


“Jam paksa i lënduar që ai nuk është këtu sonte. Sa shumë u kënaqëm herën e kaluar. Dhe është befasuese. Kemi një dhomë të mbushur me gazetarë, yje të famshme, kamera, e ai thotë jo. A ndoshta kjo darkë nuk përkon me shijet e Donaldit? A thua çfarë është duke bërë tani,në vend të vinte këtu? Mos është në shtëpi duke ngrënë biftek, apo duke shkruar komente fyese në rrjetet sociale për kancelaren Angela Merkel”, ka thënë ndër të tjera Obama, gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve të pranishëm në atë darkë.

Ai ka shtuar se republikanët nuk besojnë se Trump është i nominuari më i pëlqyer. Ai ka përmendur komentet se Trump nuk e ka përvojën e duhur në fushën e politikës së jashtme për t’u bërë president, dhe ka shtuar me tallje se Trump ka kaluar me vite të tëra duke u takuar me liderë nëpër botë, si p.sh.: Miss Suedinë, Miss Argjentinën, Miss Azerbajxhanin.

Përderisa Obama lëshonte shaka në kurriz të Trumpit, salla ushtonte nga të qeshurat e të pranishmëve.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori