LAJMI I FUNDIT:

Obama ironizon me Trumpin, thotë se brengoset për republikanët

Obama ironizon me Trumpin, thotë se brengoset për republikanët

Presidenti amerikan, Barack Obama, në shfaqjen e parë të tij në emisionin “”The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, tha se është i brengosur për Partinë Republikane dhe paragjykimin që po i bëhet kandidatit të kësaj partie, Donald Trump.

Kur Fallon e pyeti presidenti Obama se a mendon ai se republikanët janë të kënaqur me zgjedhjen e Trumpit, ai u përgjigj “Ne jemi”, duke ironizuar në kuptimin se kandidimin e Trumpit nuk e donë as partia e tij, për çka qeshi e tërë audienca.


“Nuk e di se si ndjehen ata, por e vërteta është se unë jam i brengosur për Partinë Republikane”, tha Obama.

Ai shtoi se një garë funksionon kur në një vend janë dy parti serioze, që bëjnë përpjekje për të zgjidhur problemet, duke thënë se të gjithë duan që kandidati republikan që triumfon, të jetë dikush që punon.

“Unë nuk jam i kënaqur fare shtatë vitet e fundit, duke parë gjërat që kanë ndodhur në partinë republikane, për shkak se ka disa njerëz “të mirë” në këtë parti”, ironizon Obama duke folur për Trumpin.

Sipas Obamas, kulmi është nominimi i Trumpit, gjë që nuk është aspak e mirë për vendin.

Në pyetjet e Fallonit, Obama shpreson se populli amerikan do të vetëdijesohet për seriozitetin e kësaj pune, pasi që nuk është show televiziv.

Në fund, duke folur për kandidatët e partisë demokratike, ai tha se Sanders e ka bërë Klintonin kandidate më të mirë.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori