LAJMI I FUNDIT:

OAK: Të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i projektligjit për miniera dhe minerale

OAK: Të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i projektligjit për miniera dhe minerale

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me anë të një letre i është drejtuar institucioneve kryesore të vendit, nga të cilat kërkon heqjen nga rendi i ditës i projektligjit për miniera dhe minerale, për shkak se ka kaluar pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.

Në një komunikatë për media thuhet se Oda e Afarizmit të Kosovës i drejtohet me këtë kërkesë institucioneve, duke u bazuar në faktin se ky projektligj nuk duhet të kalojë pa u konsultuar fillimisht me komunitetin e bizneseve, në mënyrë që të merren parasysh edhe rekomandimet e tyre.


OAK është e mendimit se nëse ky projektligj kalon tani, kjo do të bëhet pa diskutim paraprak me bizneset dhe si i tillë nuk do të jetë në interesin e bizneseve.

Më poshtë shumë mund të gjeni letrën e OAK-së drejtuar institucioneve:

Oda e Afarizmit të Kosovës, kërkon që të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale, në seancën plenare që do të mbahet nesër (19.06.2018).

Oda e Afarizmit të Kosovës drejtohet me këtë kërkesë duke u bazuar në faktin se ky projektligj nuk duhet të kalojë pa u diskutuar fillimisht me komunitetin e bizneseve, në mënyrë që të merren edhe mendimet dhe rekomandimet e tyre.

OAK i ka dërguar rekomandimet për këtë projektligj me datën 2 prill dhe e ka ftuar komisionin pas marrjes pjesë në dëgjimin publik të bërë në Kuvendin e Kosovës me datën 28.03.2018 nga Komisioni Parlamentar për Zhvillimi Ekonomik.

Gjatë kësaj kohe OAK ka zhvilluar takime edhe me sektorin e separacionit (kompanitë që nxerrin rërë nga lumenjët) dhe ka kërkesa nga ky sektorë që të ndahen nga sektori i minierave dhe gurthyesëve ( shih linkun: http://odaeafarizmit.org/333-here-ne-zyre-te-kpmm-se-per-nje-licence/

Prandaj, të nderuar, nëse ky projektligj kalon tani, kjo do të bëhet pa diskutim paraprak me bizneset dhe do të jetë jo ne interesin e bizneseve.

Të nderuar,

Ju lutemi që të i përgjigjeni pozitivisht kërkesës tonë, në mënyrë që edhe miratimi i ligjeve të bëhet konform nevojave të bizneseve.