LAJMI I FUNDIT:

OAK përkrahë eksportin e produkteve të Kosovës

OAK përkrahë eksportin e produkteve të Kosovës

Mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset Finlandeze dhe eksporti i produkteve të Kosovës në tregjet e jashtme ishin temat kyçe që u diskutuan në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK).

Me qëllim të lidhjes së bizneseve të Finlandës dhe Kosovës në këtë takim përveç Ambasadores Finlandeze në Kosovë, Pia Stjernvall dhe përfaqësuesve të odave të Kosovës, të pranishme ishin edhe biznese të përzgjedhura nga Finlanda dhe Kosova të fushës së teknologjisë së informacionit, agrobiznesit, pylltarisë, etj.


Bizneset e përzgjedhura nga OAK u shprehën të kënaqur me këtë organizim, pasi që u mundësua krijimi i kanaleve të reja të komunikimit e që nënkupton edhe lindjen e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ky organizim u konsiderua si një mundësi shumë e mirë edhe për kompanitë finlandeze për të zgjeruar aktivitetet e tyre në Ballkan dhe anasjelltas. /Telegrafi/