LAJMI I FUNDIT:

OAK kërkon nga Bislimi të përfundoj ekzekutimi i pakos së parë dhe të fillohet me përpilimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike

OAK kërkon nga Bislimi të përfundoj ekzekutimi i pakos së parë dhe të fillohet me përpilimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot në mëngjes i është drejtuar me kërkesë Ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe shprehu shqetësimet e saj lidhur me vonesat që janë duke u bërë në ekzekutimin e pakos emergjente fiskale dhe vonesat në finalizimin e pakos së dytë për rimëkëmbje ekonomike.

“OAK theksoi që në takimin e fundit që kishte së bashku me Ministrin Bislimi, është premtuar që pako do të dërgohet si draft deri në martën (26.05), ndërsa ende është pranuar diçka konkrete edhepse kanë kaluar dy muaj e gjysmë nga fillimi i pandemisë dhe biznesi nuk ka përfituar ndonjë përkrahje direkte për shpenzime operative qoftë përmes një kredie me kamata të ulëta.

Poashtu punëtorët në sektorin privat deri më tani kanë përfituar vetëm 170 euro për këta dy muaj e gjysmë të pandemisë dhe ende nuk është bërë ekzekutimi i plotë.

Pagesat e qirave në shumën prej 50% ende nuk kanë filluar të ekzekutohen dhe shtyrja e tatimeve dhe kredive është bërë duke e llogaritur edhe interesat për këta muaj që do të jetë edhe një ngarkesë shtesë me rastin e rifillimit të punës dhe fillimi të kryerjeve të obligimeve për keta muaj”, thuhet në njoftimin për media.

Ndër të tjera, OAK shtoi që bankat komerciale nga fillimi i pandemisë i kanë ndërprerë apo shtyrë edhe dhëniet e kredive të rregullta për biznese.

OAK ka analizuar vendet e rajonit se si ja kanë dalë me menaxhimin e pandemisë dhe vendet fqinje kanë dalur me propozime dhe fillimin ekzekutimeve të pakove të treta. Vonesat në këtë aspekt, janë duke iu shkaktuar dëme të mëdha bizneseve dhe të punësuarve të tyre, edhe ashtu të ndikuar rëndë nga pandemia duke marrë parasysh se edhe shuma e dedikuar për punëtorët në sektorin privat është minimale, ndërkohë që punëtorët në sektorin shtetëror dhe publik po vazhdojnë të marrin paga të plota.

Andaj, finalizimi sa më parë i pakos së rimëkëmbjes dhe ekzekutimi i saj janë më se të domosdoshme në këtë kohë. /Telegrafi/