Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizoi sot një takim me kryeinspektorin e Inspektoratit të punës Basri Ibrahimi, ku është diskutuar mbi zbatimin e ligjit të punës dhe sigurinë në punë.
Gjatë këtij takimi OAK së bashku me disa biznesmenë parashtruan shumë ankesa në ligjin aktual dhe kërkuan që ky ligj të ndryshohet sa më shpejt, pasi draftimi i ndryshimit të tij është duke vazhduar që nga viti 2013.
Ndër ankesat që i parashtroi OAK janë harmonizimi i ligjit të punës me ligjin mbi inspektoratin e punës, të ketë dënime për punëtorët që lëshojnë punën jashtë kontratës, të hiqet detyrimi që biznesi të jetë përgjegjës nëse lëndohet me fajin tij, përcaktimin e afatit të ankesës për punëtorët që largohen nga biznesi ashtu siç është e rregulluar për punëtorët e institucioneve shtetërore dhe që gjykatat të inkorporojnë drejtësi dhe jo favorizime në dëme të biznesit dhe shumë probleme të tjera.
“Në pjesën e debatit të hapur, bizneset kishin rastin që të zhvillojnë bashkëbisedime e të drejtojnë shqetësimet konkrete dhe padrejtësitë që u bëhen gjatë shqiptimit të gjobave, që në shumë raste ndodhin edhe kur vetë të punësuarit nuk i përfillin rregullat e punës të cilat kërkojnë që në mënyrë strikte të bartin pajisjet mbrojtëse”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim, ishin prezente edhe disa biznese anëtare të OAK-së të cilat kishin rastin bënin pyetje direkte te kryeinspektori Ibrahimi lidhur me paqartësitë dhe çështje me interes për biznesin.
Disa çështje kryesore që u theksuan ishin rëndësia e pajisjes së të punësuarve me kontrata të punës, mbrojtja në punë, pushimet vjetore, aksidentet në vendin e punës, rëndësia e certifikimeve të punëtorëve për siguri në punë e procedurat disiplinore.
Ibrahimi tha se ndonëse gjendja e sigurisë dhe mbrojtja e shëndetit në punë është më e mirë krahasuar me vitet e kaluara, ka ende hapësirë për përmirësim. Si shqetësim, sipas tij, vazhdon të jetë numri i lartë i vdekjeve dhe lëndimeve që ndodhin në vendet e punës, si pasojë e respektimi te ligjit.
Duke e krahasuar me vitin e kaluar që vdekshmëria në vendin e punës ka qenë me 14 raste fatale, për 2018 gjendja është alarmante, këtë vit numri i të vdekurve në punë deri më tash është 5, gjë që i shtyn inspektorët të marrin më shumë masa disiplinore dhe do të shqiptohen më shumë gjoba për kompanitë që bëjnë shkelje.
“Gjatë viteve paraprake, punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë janë cilësuar si më të rrezikuarit në vendin e punës duke funksionuar pa përdorim adekuat të mjeteve personale mbrojtëse, ndërsa këtë vit, deri më tash, gjendja është alarmante”, tha kryeinspektori Ibrahimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre