LAJMI I FUNDIT:

OAK dhe investitori kërkojnë përkrahje dhe ofertë për një investim shumë milionësh në Komunën e Lipjanit

OAK dhe investitori kërkojnë përkrahje dhe ofertë për një investim shumë milionësh në Komunën e Lipjanit

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi me udhëheqjen e komunës në lidhje me mundësitë e përkrahjes që mund të ofrojë kjo Komunë për një investim shumë milionësh që Kompania “Bylmeti” së bashku me një investitorë të huaj është duke planifikuar të bëjë në Komunën e Lipjanit.

Për tu realizuar i gjithë ky investim, kërkojmë nga komuna një ofertë konkrete se sa mund të përkrah këtë investim në aspektin e infrastrukturës, përkrahje në taksën që shteti e kërkon gjatë shndërrimit nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore, tha ndër të tjera Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi në takimin me udhëheqjen komunale.


Krasniqi e njoftoj udhëheqjen komunale se në lidhje me këtë planifikim të investimeve është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Ministri i Zhvillimit, Valdri Lluka.

Pronarët e kompanisë “Bylmeti” Ymer dhe Afrim Berisha, shpjeguan në hollësi planifikimet për investime dhe theksuan se janë në fazën finale të arritjes së marrëveshjes, projekt ky i cili do të kontribuojë në punësimin e mbi 100 personave direkt dhe qindra të tjerëve indirekt.

Andaj, si kompani janë të interesuar që të dinë se çka do të ofrojë komuna në këtë rast, çfarë procedura legjislative dhe lehtësirat që ofron në këtë drejtim.
Nënkryetari i Komunës Fauz Xhemajli falënderoi OAK-un për mbështetje të investitorëve dhe përgëzoi kompaninë që kanë zgjedhur komunën e Lipjanit për të realizuar këtë investim duke theksuar se do të kenë përkrahjen e plotë të komunës sa u përket çështjeve që janë në kompetencë të kësaj Komune.

Ai theksoi se taksa e shndërrimit të tokës është në nivelin e Qeverisë dhe nuk kanë mundësi që të përkrahin në këtë drejtim duke theksuar kufizimet që niveli i komunës i ka në këtë drejtim.

Kryesuesi i Kuvendit Daut Azemi theksoi se sa i përket Komunës do të ketë asnjë pengesë dhe Komuna do të ofroj përkrahje maksimale.
Në fund të takimit OAK kërkoj që në përcjellje të këtij projekti të jetë udhëheqja komunale dhe për këtë u morë premtimi nga nënkryetari Xhemajli dhe kryetari i kuvendit Azemi, duke u caktuar si mbikëqyrës drejtori i zhvillimit ekonomik Shkelzen Hajdini i cili do ta njoftojë udhëheqjen komunale gjatë gjithë kohës për rrjedhat e projektit. /Telegrafi/