Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shtator, Stacioni Policor në Deçan është informuar për një rast të ndodhur në vendin e quajtur “Uji i Thartë” në Deçan.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me një person të dyshuar, ky i fundit kishte ekspozuar një armë.


Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një mjet i mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.