LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit nga Prishtina, shndërrojnë shtëpinë në makinë inteligjente (Video)

Nxënësit nga Prishtina, shndërrojnë shtëpinë në makinë inteligjente (Video)

Se nxënësit e shkollave të Kosovës kanë aftësi në përdorimin e pajisjeve teknologjike, e dëshmon edhe projekti i disa nxënësve në Prishtinë.

Gjashtëmbëdhjetë nxënës të shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë, arritën që të realizojnë sistemin teknologjik “Smart home”.


Përmes këtij sistemi ata arritën që të bëjnë shndërrimin e shtëpisë në makinë inteligjente, me qëllim të rritjes së komoditetit dhe efiçencës së energjisë.

“Në fillim kam pasur problem me instalim, sepse nuk kam pasur njohuri se si instalohet rryma elektrike nëpër shtëpi, por trajnerët na ndihmuan ta kuptojmë si instalohet rryma nëpër shtëpia dhe tani nuk kemi më problem”, shprehet nxënësi Dren Ferataj për RTV Dukagjinin.

Projekti përfundoi për 360 ditë, ndërsa prindërit e nxënësve shprehen të kënaqur me projektin.

“Si prind i një nxënësi që ka përfunduar këtë trajnim, jam shumë e kënaqur sepse nxënësit kanë përfituar shumë nga ky trajnim dhe e kanë prek në praktikë shkollimin e tyre që kanë pasur në shkollë”, shprehet Sheribane Ferati, përcjell Telegrafi.

Pas punës së suksesshme ishin trajnuesit, që njohuritë e tyre i përcollën edhe te nxënësit e tyre.

“Ne këtë trajnim e kemi bërë në baza vullnetare. Është një program nga organizata gjermane “GIZ” të cilin ne e kemi mbështetur me vetë dëshirë. Jemi befasuar nga suksesi i nxënësve, kanë qenë shumë më mirë se që ne kemi pritur”, shprehet Lulzim Veliu, trajnues./Telegrafi/