LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë të hënën kthehen në banka

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë të hënën kthehen në banka
Foto: Ilustrim

Të hënën pas një pauze të gjatë rreth 7000 nxënës të shkollave të mesme të Tetovës dhe Gostivarit do të rikthehen në bankat shkollore. Nxënësit e shkollave të mesme të këtyre dy qyteteve mësimin nuk e filluan më 1 shtator për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin në Pollog, ku kishte numër të madh të të infektuarve me Covid 19. Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte pranuar kërkesën e Shtabit të Krizës të Tetovës që nxënësit e shkollave të mesme të fillojnë mësimin online deri më 20 shtator, kurse filloristët të vijojnë mësimin me prezencë fizike.

“Nga dita e hënë do të fillojmë me mësimin me prezencë fizike nëpër shkollat e mesme dhe nëse nuk do të ketë ndonjë situatë tjetër, apo vendim tjetër nga Shtabi i Krizës apo Qeveria, atëherë nuk ka arsye tjetër që të prolongohet mësimi. Nga informacionet që i kemi nga institucionet shëndetësore, ka një përmirësim të gjendjes së përgjithshme me virusin në Tetovë dhe Gostivar, dhe kjo na inkurajon që të fillojmë mësimin normalisht me pjesëmarrjen e nxënësve nëpër shkolla”, tha Ahmet Qazimi, udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës.


Sipas informacioneve, mësimi nëpër shkollat fillore zhvillohet pa pengesa dhe deri më tash nuk ka njoftime se ka nxënës të infektuar me koronavirus apo ndonjë klasë është izoluar. “Në shkollat fillore kemi patur tre deri katër raste të mësimdhënësve që kanë qenë të izoluar. Këta mësimdhënës paraprakisht kanë qenë të infektuar dhe ata aspak nuk kanë marrë pjesë në fillimin e procesit mësimor. Pas fillimit të mësimit end enuk kemi ndonjë rast të tillë të të infektuarve as në stafin mësimdhënës dhe as tek fëmijët”, tha Qazimi.

Edhe nga Komuna e Gostivarit potencojnë se dy javë pas fillimit të procesit mësimor në shkollat fillore gjendja paraqitet stabile dhe kjo inkurajon autoritetet e kësaj komune që nga dita e hënë të fillohet me prezencë fizike. Në këtë rajon nëntë mësimdhënës janë infektuar me koronavirus, një mësimdhënës është në izolim dhe dy klasë po ashtu janë në izolim. Gjithashtu dhe dy nxënës në këtë komunë janë pozitiv me koronavirus.

“Në bazë të analizës të situatës vërejmë se nuk ka përkeqësim të gjendjes në pandeminë, prandaj edhe mund të fillohet me prezencë fizike edhe në shkollat e Komunës së Gostivar” thonë nga Sektori për arsim në këtë komunë.

Në të dy komunat më të mëdha në Pollog, nga sektorët e arsimit është bërë e ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillim të procesit mësimor me prezencë fizike edhe në shkollat e mesme./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori