LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi brazilian u fut me revole në shkollë, filloi të shtie mbi nxënësit – e qëlloi me plumb në kokë një vajzë

Nxënësi brazilian u fut me revole në shkollë, filloi të shtie mbi nxënësit – e qëlloi me plumb në kokë një vajzë

Nxënësja 17-vjeçe, Giovanna Bezerra, është qëlluar në pjesën e pasme të kokës brenda një shkolle në Brazil, kurse një djalë nga klasa e saj që e vrau u fut më pas në një klasë plot me nxënës dhe filloi të shtie mbi nxënësit e tjerë.

Daily Mail raporton se ky tmerr ka ndodhur në shkollën e mesme publike Sapopemba në Sao Paolo, dy javë pasi nxënësi që kreu krimin në Diskord paralajmëroi se po përgatitet për sulmin, transmeton Telegrafi.


Punonjësi i shkollës ka arritur ta çarmatose dhe ta dërgojë në zyrën e drejtorisë nga ku kanë pritur policinë.

Raportohet se në sulmin në klasë janë qëlluar nga dy herë Emily Silva, 15-vjeçe dhe Fernanda Rebeiro e po të njëjtës moshë, që u dërguan me urgjencë me autoambulancë në spital, por pa ndonjë sukses.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë sesi Bezera po zbriste shkallëve, kur sulmuesi iu afrua dhe e qëlloi në kokë nga afërsia. Pas kësaj ajo u rrëzua në shkallë, ku më vonë e gjeti një punonjës i shkollës.

Sulmuesi me maskë në fytyrë u fut më pas në një klasë dhe filloi të shtie, duke e goditur një vajzë në fytyrë. Ai lëvizte nëpër klasë derisa nxënësit po iknin në të gjitha anët.

Vrasësi e kurseu nga vdekja një djalë që i ngriti duart lart. E njësia për parandalim të sulmeve u fut në ora 7:30 të mëngjesit, gjysma ore pas sulmit, duke arrestuar sulmuesin që i gjeti revolen e regjistruar në emrin e babait.

Autoritetet e sigurisë akoma janë në kërkim të nxënësit që besohet të jetë edhe ai i përfshirë në sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori