LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi 10-vjeçar nga qyteti serb mori të gjitha paratë e kursyera të prindërve, ua shpërndante shokëve në shkollë – deshi të bëhet i famshëm

Nxënësi 10-vjeçar nga qyteti serb mori të gjitha paratë e kursyera të prindërve, ua shpërndante shokëve në shkollë – deshi të bëhet i famshëm

Një djalë 10-vjeç nga Aleksinci i Serbisë, i ka marrë 3 mijë euro nga prindërit e tij që i kishin kursyer prej kohësh, dhe i ndau me shokët në shkollë.

Nxënësi i klasës së katërt thjesht deshi të jetë i famshëm para syve të bashkëmoshatarëve, duke pretenduar se vjen nga një familje e pasur, transmeton Telegrafi.


“Në klasën e tyre erdhi djaloshi, prindërit e të cilit janë të pasur. Për të tërhequr vëmendjen e shokëve, solli para në shkollë dhe i qeraste shokët me pica, çokollata, u blinte pije frekuese… Kështu një djalë tjetër duke parë se kishte shumë miq, vendosi që në të njëjtën mënyrë të bëhet i famshëm”, tha një burim për mediat serbe.

Djaloshi mori të gjitha paratë e kursyera nga prindërit dhe gjatë pushimit të gjatë filloi t’i ndajë ato me miqtë.

Fëmijët e kuptuan këtë si argëtim derisa njëri prej tyre u kthye në shtëpi, kur e ëma ia gjeti në rroba 300 euro. Në fund u informuan të gjithë prindërit, kurse nxënësit e pranuan se një shok u kishte dhënë para.

Natyrisht se krejt në fund të hollat që i kishte marrë i janë kthyer prindërve të djalit të ri. /Telegrafi/