LAJMI I FUNDIT:

Nusret gatuan së bashku me fëmijët e një familjeje nga Kosova gjatë pushimeve në Mykonos

Nusret gatuan së bashku me fëmijët e një familjeje nga Kosova gjatë pushimeve në Mykonos

Nusret Gokce është një prej kuzhinierëve më të famshëm në mbarë globin.

Ai mori famë veçanërisht në vitin 2017, kur publikoi video në rrjetet sociale, duke treguar se si e gatuante steak otoman (osman), si dhe është i njohur për stilin e tij të veçantë të kryposjes.


Mes shumë njerëzve nga mbarë bota që dëshirojnë një drekë nga duart e tij, duket se këtë fat e patën disa fëmijë shqiptarë nga Kosova.

Foto: Orik Devolli/InstaStory

Ata madje për disa minuta shërbyen si asistentë të kuzhinierit turk me famë botërore.

Në disa pamje që familjarët i kanë publikuar në rrjetin social Instagram, mund të shihen momente kur vogëlushët shqiptarë asistojnë Nusretin gjatë përgatitjes së një darke në ishullin Mykonos të Greqisë.

Foto: Nusret/InstaStory

Në videot që familjarët etiketuan kuzhinierin – ky i fundit nuk hezitoi që t’i rishpërndajë ato në InstaStory, në rrjetin social ku ndiqet nga mbi 47 milionë njerëz nga anë e kënd bota.

Nusret përndryshe është i njohur si nikoqir i shumë të famshmëve në restorantet e tij në vende të ndryshme të botës, ku ka mirëpritur emra të njohur si: Cristiano Ronaldo, David Beckham, Lionel Messi, Leonardo DiCaprio etj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori