LAJMI I FUNDIT:

Nusja me një fustan nusërie shkoi për të bërë pazar në Zagreb

Nusja me një fustan nusërie shkoi për të bërë pazar në Zagreb

Nusja me flokë të gjata dhe të valëzuar me një fustan të bardhë martese u pa duke blerë në një qendër tregtare në Zagreb, pas festës së dasmës. 

Klientët në Konzum në Radnicka në Zagreb u përshëndetën të shtunën në mëngjes nga një nuse me flokë të gjatë që kishte të veshur një fustan nusërie dhe po priste në radhë për të blerë mish të freskët, transmeton Telegrafi.

“Dasmat me tubime të mëdha u anuluan një muaj më parë, kështu që ata festuan vetëm me miqtë. Ata nuk fjetën fare, por festa vazhdoi të shtunën”, tha një i pranishëm që ishte në dasmë.

Të premten ata festuan me rreth njëzet vetë, dhe të shtunën ata vazhduan festimin me rreth njëzet njerëz të tjerë.

Ndërkohë, nusja dhe dhëndri gjetën kohë për pazar të shpejtë. /Telegrafi/