LAJMI I FUNDIT:

Nushi i VV-së thotë gaz do të ketë edhe në seancën e nesërme: A po e lëkund lotsjellësi bllokun opozitar? (Video)

Nushi i VV-së thotë gaz do të ketë edhe në seancën e nesërme: A po e lëkund lotsjellësi bllokun opozitar? (Video)

Ndryshe nga deklarata e anëtarit të Nismës për Kosovën, Bajram Hasani – që kishte dhënë mbrëmë në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel – se partia e tij ka hequr dorë nga përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvend, Nol Nushi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nesër, sikurse herët e kaluara, opozita e bashkuar do të hedh gaz lotsjellës në Kuvend.

“Opozita është e bashkuar për mos lejimin e zhvillimit të seancës së nesërme. Ne do të jemi aty dhe do ta bëjmë punën tonë ashtu siç e kemi bërë në gjashtë muajit e fundit. Nuk mund të heqim dorë nga gazi lotsjellës, sepse ai është mjeti më efikas për stopimin e këtij normaliteti fals që po tentohet të vihet në vend. Pra, edhe nesër gazi lotsjellës do të jetë prezent në Kuvend”, ka thënë Nushi në “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.


Ai ka folur edhe sa i përket idesë së AAK-së e Nisma për Kosovën për bojkotimin e punës së Kuvendit.

“Në Vetëvendosje nuk është diskutuar për idetë e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt që të bojkotohet Kuvendi nga opozita, sepse gazi lotsjellës po kryen punë mjaftë në Kuvend që të mos vazhdohet me seanca”, ka thënë Nushi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori