LAJMI I FUNDIT:

Nushi i PSD-së: Protestojmë kundër marrëveshjes së Ohrit dhe mashtrimit që Kurti u ka bërë qytetarëve

Nushi i PSD-së: Protestojmë kundër marrëveshjes së Ohrit dhe mashtrimit që Kurti u ka bërë qytetarëve

Nol Nushi nga PSD-ja ka bërë të ditur se nesër do të protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit dhe sipas tij, kundër mashtrimit që Kurti u ka bërë qytetarëve.

“Nesër protestojmë edhe kundër marrëveshjes së Ohrit, por protestojmë edhe kundër mashtrimit që kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij i ka bërë qytetarëve të Kosovës me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, apo pranimin e kësaj marrëveshje”, u shpreh ai.


Nushi tutje tha se konsiderojnë që marrëveshje është e dobët dhe e dëmshme.

“Ne konsiderojmë që marrëveshja është e dobët shumë, është e dëmshme, nuk përfitojmë asgjë dhe obligohemi që të themelojmë Asociacionin, i cili ka me qenë problem që do ta trashëgojë Kosova për vite të tëra dhe do ta pamundësojë shtetndërtimin, apo funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës”, tha ai për Klan Kosova.

“Njëkohësisht konsiderojmë që gënjeshtra e z.Kurti, mashtrimi që ai i ka bërë elektoratit është rrezik për demokracinë, sepse të marrësh kaq shumë besim nga qytetarët e ta tradhtosh atë besim, nuk do të mund të kalohet aq kollaj”, u shpreh tutje ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori