LAJMI I FUNDIT:

Nuri Seferi fiton me nokaut ndaj boksierit hungarez Lazlo Hubert (Video)

Nuri Seferi fiton me nokaut ndaj boksierit hungarez Lazlo Hubert (Video)

Nuri Seferi fitoi ndaj boksierit hungarez Lazlo Hubert në Burgdorf të Zvicrës.

Kjo ishte fitore e pritshme, por shumë e rëndësishme për të ardhmen e boksierit shqiptar.


Në rundin e parë dhe të dytë Nuri Suferi e mbajti distancën dhe gjuajti mirë disa herë. I treti filloi me brohoritjet në përkrahje të boksierit shqiptar dhe kjo e motivoi atë për të bërë një tjetër rund të mirë. Në këtë rund Nuri Seferi dominoi në luftën nga afër, por kishte edhe këmbim goditjesh me dy boksierët, por më të shpeshta ishin ato të Seferit.

I katërti filloi me dy goditje të forta të Nuri Suferit ku edhe e nokautoi boksierin hungarez, i cili nuk arriti ta vazhdojë luftën.

Kjo ishte fitorja e 46 në karrierë, por e një rëndësie të veçantë pasi ia hapi rrugën për të sfiduar katër boksierët më të mirë në Evropë.

Vlen të theksohet se 42 fitore Nuri Seferi i ka me nokaut, por kjo ishte paksa më e lehtë për ‘Tysonin shqiptar’, i cili kishte përkrahjen e 3 mijë tifozëve të pranishëm.

Vlen të theksohet se para këtij meçi luftoi edhe Sefer Seferi, i cili fitoi titullin WBF-Intercontinental, pas nokautoi boksierin brazilian me nënshtetësi spanjolle, Marcelo Ferreira Dos Santos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori