LAJMI I FUNDIT:

Nurellari i PDK-së ia publikon Bislimit deklaratën që thoshte se plani evropian i afrohet më shumë pozicionit të Serbisë

Nurellari i PDK-së ia publikon Bislimit deklaratën që thoshte se plani evropian i afrohet më shumë pozicionit të Serbisë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar pas takimit të së hënës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel – në të cilën u dakorduan për planin evropian.

Nurellari në një shkrim në Twitter, ka shpërndarë deklaratën e zv.kryeminsitrit Besnik Bislimi, i cili vitin e kaluar kishte thënë se për Kosovën është e rëndësishme njohjen reciproke në qendër, e që sipas Bislimit plani evropian nuk e ka.

Madje, Bislimi kishte thënë se plani i njohur si franko gjerman, më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë.

“Për ne është me rëndësi të ketë dokument final me njohjen reciproke në qendër. Për Serbinë është që të mos ketë dokument final e të mos ketë njohje reciproke. Prandaj, nga kjo perspektivë do të thosha se propozimi franko-gjerman më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, sepse nuk paraqet marrëveshje finale e as s’përfshin njohje reciproke në këtë fazë”, kishte thënë Bislimi.

Sipas Nurellarit, kjo bie ndesh me veprimet e fundit të Kurtit, pasi sipas 11 pikave të zyrtarizuara të planit evropian, nuk ka njohje reciproke, e as dokument final.

“Nuk është finale dhe fatkeqësisht Asociacioni po bëhet pa marrë njohje formale nga Serbia. Pasi pothuaj e futën vendin në luftë civile kundër Zajednices tashmë e lëshuan bajrakun para Vuçiqit”, shkroi Nurellari.

Këto janë 11 pikat e propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Këto janë 11 pikat e propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Pos PDK-së, edhe LDK-ja ka kundërshtuar “marrëveshjen”.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës theksuan se u vërtetuan shqetësimet e shprehura deri më tani nga ky subjekt.

“Nga deklarimi i kryeministrit mbi këtë marrëveshje tashmë të dakorduar, por ende të paprezantuar në Kuvendin e Kosovës, u vërtetuan brengat e LDK-së, të bëra tashmë publike”.

LDK thekson se kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë.

“Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve”.

Por ndryshe nga PDK dhe LDK, mendon kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka përshëndetur arritjen e dakordimit në Bruksel për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, duke e quajtur “një e arritur e madhe”.

“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori