LAJMI I FUNDIT:

LDK pas zhvillimeve në Bruksel: Gjithçka përveç njohjes – ishte qëllimi i Serbisë

LDK pas zhvillimeve në Bruksel: Gjithçka përveç njohjes – ishte qëllimi i Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

Pas këtyre zhvillimeve në Bruksel kanë ardhur reagimet e para nga LDK.

Përmes një kominikate për media, kjo parti thotë se sonte u vërtetuan shqetësimet e shprehura deri më tani nga ky subjekt.

“Nga deklarimi i kryeministrit mbi këtë marrëveshje tashmë të dakorduar, por ende të paprezantuar në Kuvendin e Kosovës, u vërtetuan brengat  e LDK-së, të bëra tashmë publike”.

LDK thotë se kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë.

Borrell: Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar me planin evropian, por duhen negociata të mëtejme për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes
Lexo po ashtu Borrell: Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar me planin evropian, por duhen negociata të mëtejme për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes

“Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve”.

“Gjithçka përveç njohjes – ishte qëllimi i Serbisë. Gjithçka përveç njohjes ka kjo marrëveshje sot, tashmë e pranuar nga palët”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK thotë se marrëveshja parashikon themelimin e Asociacionit dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe.

“Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin – si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”.

“LDK konsideron se menaxhimi tërësisht i gabuar i procesit të dialogut nga kryeministri i Kosovës përgjatë dy viteve të fundit, ka zhvendosur procesin e dialogut nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme. Përfundimi në mes të zgjedhjes së në marrëveshje të tillë dhe izolimit eventual të Kosovës janë përgjegjësi e këtij kryeministri”, thuhet tutje në njoftim.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga deputetët e LDK-së.

Kurti: Isha i gatshëm ta nënshkruaja, por Vuçiq refuzoi - dëm që nuk ndodhi sot
Lexo po ashtu Kurti: Isha i gatshëm ta nënshkruaja, por Vuçiq refuzoi - dëm që nuk ndodhi sot

Deputeti Avdullah Hoti ka thënë se si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e LVV-së, që sipas tij e kishin kundërshtuar dhunshëm në të kaluarën.

“Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?!

Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?!

Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kurti pas takimit në Bruksel: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë
Lexo po ashtu Kurti pas takimit në Bruksel: Jemi në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

I ashpër ka qenë edhe deputeti tjetër Driton Selmanaj, i cili thotë se me Albinin kryeministër kalon “Zajednica”, por nuk kalon njohja, zbardhja e fatit të personave të pagjetur e dëmshpërblimi nga Serbia.

“Me Albin Kurtin Kryeministër:

Zajednica – KALON

Statusi special i kishave – KALON

Njohja Reciproke – NUK KALON

Zbardhja e fatit të të pagjeturve – NUK KALON

Kërkim falja – NUK KALON

Dëmshpërblimi – NUK KALON

Ja ku e solli Kosovën ky njeri!.

Plotë hipokrizi, mashtrim e tradhti”, ka shkruar Selmanaj.

Derisa deputeti tjetër Armend Zemaj ka thënë se njohja në qendër as që përmendet në këtë plan që janë dakorduar palët.

“Njohja në qendër! Asnjë fjalë??”, ka shkruar Zemaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori