LAJMI I FUNDIT:

Nuredin Ibishi: Trepça mund të sjell tensionim të situatës (Video)

Nuredin Ibishi: Trepça mund të sjell tensionim të situatës (Video)

Njohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, druan se çështja e gjigandit metalurgjik Trepça mund të çojë në tensionim të situatës në veri.

Ibishi në emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel, ka deklaruar se Lista Serbe do të provokojë tensionim të situatës në veri të vendit. Ndërsa e ka vlerësuar si të pritshëm bojkotimin e tyre ndaj institucioneve pas miratimit të Ligjit për Trepçën.


“Dalja e Listës jo po do të sjellë tensione vet çështja e Trepçës. Ata do të zgjedhin mënyra jo vetëm politike, por edhe forma tjera më qëllim ta pengojnë këtë”, ka thënë Ibishi në Fakt Plus.

Ai ka ftuar qeverinë dhe institucionet përkatëse të kenë parasysh këtë dhe të vlerësoj më kohë në mënyre qe ty mos vie deri të tensionimi i situatës.

Ai pret qe edhe Brukseli zyrtar do të jetë më aktiv në këtë drejtim Ibishi e ka përshëndetur idenë për nxjerrjen e një deklaratë të përbashkët në të cilën grupet parlamentare do të zotoheshin se çështja e demarkacionit do të zgjidhet në një fazë të mëvonshme pa tensionim të situatës mes dy vendeve.

Kjo sipas tij, është e mjaftueshme qe në mënyre qe demarkacioni të mos jetë pengesë për liberalizimin vizave. E sa i përket Forcës se Sigurisë se Kosovës, ai ka propozuar qe në mungesë të votave të Listës Serbe të bëhet miratimi i Ligjit për FSK-në./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori