LAJMI I FUNDIT:

Nuredin Ibishi e thotë në Hagë: Vota ime pro miratimit të Speciales ishte e pavullnetshme

Nuredin Ibishi e thotë në Hagë: Vota ime pro miratimit të Speciales ishte e pavullnetshme

Dëshmitari i nëntë i mbrojtës së Salih Mustafës, Nuredin Ibishi ka përfunduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai ka thënë se vota e tij për miratimin e Gjykatës Speciale si deputet ka qenë e pavullnetshme.


“Kam qenë deputet në legjislaturën kur është votuar. Nuk e kam bërë me vullnet këtë votë, nga kuptimi se së pari kur ka nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të miratohet kjo rezolutë. E dini se kanë qenë akuzat për trafikim organesh, ndërsa në hetimet preliminare të Ëilliamson u konstatua se shtëpia e verdhë me të gjitha ato akuza që janë bërë, mbaron raporti i Ëiliamson se nuk ka trafikim të organeve, por ka diçka tjetër, por rezoluta është miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës… Pa vullnet kam votuar për, sepse isha para dy dilemave: a ta miratojmë dhe të na gjykojnë vendet demokratike si BE dhe SHBA apo të shkojë në Kombet e Bashkuara dhe të vijnë regjimet e Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë dhe për këtë arsye ishte vota ime pro”, tha Ibishi.

I pyetur nga prokurori se si ishte ndier pas lajmit të arrestimit të Mustafës, Ibishi tha se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga roli i viktimës po kthehen në agresorë.

“Ne pjesëtarët e UÇK-së prej rolit të viktimës po kthehemi sikurse në agresor dhe kjo po shkon në pafundësi. Unë nuk dua të paragjykoj as për pafajësinë e Salih Mustafës apo bashkëluftëtarëve. Vetë procesi do të tregojë realitetin në bazë të asaj që do të procedohet në krejt këtë“, tha ai.

Dëshmia e Ibishit në Hagë: Nuk i kam dhënë urdhra njësitit BIA dhe Salih Mustafës
Lexo po ashtu Dëshmia e Ibishit në Hagë: Nuk i kam dhënë urdhra njësitit BIA dhe Salih Mustafës

Ndërsa, prokurori Cezary Mihailzcuk pyeti se pjesëtarët e njësitit [të UÇK] BIA a kanë marrë pjesë në operacione luftarake gjatë luftës.

Dëshmitari Ibishi tha se nga 27 prilli kur është bërë mobilizimi i tërësishëm, ekziston mundësia që BIA të jetë e uniformuar dhe armatosur, pasi është urdhri i tërësishëm për mobilizim.

“Nuk kam këtë njohur që BIA ka marrë pjesë në operacione luftarake para 27 prillit… Përveç asaj çka kanë pasur detyrën edhe mandatin përveç datës 27 e tutje, unë nuk kam ditur për këto rastet e BIA-s që ka marrë pjesë në operacionet luftarake me uniformë… Mendoj që BIA nuk ka pasur mandatin të jetë pjesë e uniformuar në zbatimin e detyrave të veta, meqenëse kjo është strukturë e paarmatosur. Unë e lidhi mundësinë që edhe BIA të jetë e uniformuar dhe armatosur pasi është urdhër i përgjithshëm për mobilizim, por para kësaj date e kam të paqartë këtë çështje dhe nuk kam koment”, tha Ibishi.

Ibishi në dëshminë e tij gjatë pyetjeve të avokatit mbrojtës, Betim Shala ka treguar se detyra e BIA-s ka qenë të veprojë në zonat urbane në aspektin e furnizimit për përgatitjet të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, logjistikës, pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta.

Ai po ashtu ka thënë se nuk i ka dhënë urdhra as njësitit BIA, por as Salih Mustafës.

Seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës vazhdon nesër me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë. Mustafa është arrestuar më 24 shtator 2020 me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori