LAJMI I FUNDIT:

Nurburgring prezanton një zonë të re pushimi për të lehtësuar bllokimin e trafikut në pistë

Nurburgring prezanton një zonë të re pushimi për të lehtësuar bllokimin e trafikut në pistë

Edhe pse është një pistë garash, Nurburgring është padyshim rruga më e famshme në tokë, që do të thotë se shumë shoferë shkojnë atje, gjë që shkakton trafik. Për t’i ndihmuar shoferëve t’i kthejë lirinë që ata presin në një garë, ata do të provojnë një zonë të re të pit-stopit në pistë gjatë gushtit.

Siç qëndron situata, ka vetëm një vend ku shoferët mund të hipin dhe të zbresin nga Nurburgring në ditët e garave publike. Në një pistë normale, kjo nuk do të ishte problem, por me turistët nga e gjithë bota që bëjnë pelegrinazhe në pistën legjendare, ajo mund të ngarkohet.


Trafiku i cili shkon deri në 800 metra që përfshinë katër deri në pesë korsi dihet se formohet në daljen aktuale të pistës, gjë që është një shqetësim për entuziastët, shkruan Bridge to Gantry. Ndërkohë, për Nurburgring, është një kufi i natyrshëm se sa vetura mund të hyjnë dhe të dalin nga pista, që është një kufi për sa para mund të gjenerojë, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.

 Nurburgring Introducing New Rest Area To Relieve Traffic Congestion On Track

Për ta luftuar këtë, Nurbrgring do të testojë një sistem të ri i cili parasheh shtimin e një zone tjetër jashtë pistës për shoferët të cilët kanë nevojë vetëm për një pushim të shkurtër. Zona e re e pit-stopit do të vendoset në kthesën e 13, e cila më parë ishte hyrja kryesore për në pistë.

Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e infrastrukturës veçse ndodhet atje dhe nuk duhet të jetë shumë e vështirë të instalosh çdo gjë tjetër që nevojitet për njerëzit brenda atyre veturave. Këtu përfshihen banjat dhe dy pompat e karburantit për drejtuesit automjetet e të cilëve janë të zbrazët.

Zona do jetë “shumë më atraktive për një pushim të shkurtër dhe gjithashtu do ta lehtësojë trafikun tek pjesa e qasjes në pistë”, thonë nga Nurburgring. Disa kanë pohuar se mund të ngadalësojë edhe drejtuesit në seksionin rreth stacionit të ri, pasi një kufi i shpejtësisë bëhet një faktor i rëndësishëm në sigurinë e ditës së garave.

 Nurburgring Introducing New Rest Area To Relieve Traffic Congestion On Track

Hyrja e pit-stopit të ri do vendoset pas kthesës Hohenrain, ndërsa pjesa hapësira për ri-hyrje në pistë do vendoset para kthesës Sabine Schmirz Kurve. Pas një testimi në muajin gusht, Nurburgring do të vendosë nëse do ta bëjë zonën e re permanente apo jo. /Telegrafi/