LAJMI I FUNDIT:

Nura: Fëmijët e familjes Qerimi nga Llausha në gjendje të rëndë emocionale

Nura: Fëmijët e familjes Qerimi nga Llausha në gjendje të rëndë emocionale

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se njëri nga fëmijët e gruas që u vra në Llaushë të Skenderajt është në gjendje të rëndë emocionale.

Ai ka thënë se fëmijët kanë qenë në shtëpi në momentin kur babai ua vrau nënën.

“Gjendja është jashtëzakonisht e rëndë emocionale. Ata kanë qenë pjesë e atyre skenave. Vajza është në gjendje më të rëndë emocionale. Është në trajtim të mjekëve përkatës dhe sigurisht që i kam takuar dhe kemi biseduar me ta”, tha Nura.

Kryetari konfirmoi se vajza e familjes Qerimi është duke pranuar tretman psikologjik.

“Dy djemtë janë emocional kuptohet por trajtim psikologjik nga ajo që di dhe nga kontaktet që kam pasur me familjarë të tjerë vajza është në trajtim psikologjik”, ka deklaruar kryetari i Skenderajt në T7.

Nura dha detaje edhe për ndihmën që u kanë ofruar si komunë këtyre fëmijëve.

“Realisht kemi marrë një vendim që e kemi obligim ligjor për raste të tillë. Familjes i kemi ofruar një strehim, pra fëmijëve. Kemi marrë masat edhe me Qendrën për Asistencë Sociale dhe e kemi futur në listën prioritare fëmijët për mbështetje. Kjo në mënyre që ata të mos ndjehen as të anashkaluar e as të nënvlerësuar në raport me institucionet ose shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori