LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Rusi po rritet, opozita thotë se numri i vërtetë po fshihet

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Rusi po rritet, opozita thotë se numri i vërtetë po fshihet

Gjashtë muaj më parë, një varrezë ishte gjysmë e zbrazët, tani është plot – një ilustrim i zymtë i numrit të madh të njerëzve që po vdesin nga COVID-19 në Rusi.

Kremlini thotë se virusi është nën kontroll dhe shifrat zyrtare tregojnë për 40 mijë vdekje, mirëpo sindikata e mjekëve e mbështetur nga opozita ruse pretendon se numri i vërtetë i të vdekurve po fshihet.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, morgjet në qytetin e Chelybinskit janë tejmbushur sa që trupat e të vdekurve duhet të palohen me njeri-tjetrin.

Hulumtimi i Le Figaro tregon se si Rusia po i fsheh të dhënat e të vdekurve nga COVID-19
Lexo po ashtu Hulumtimi i Le Figaro tregon se si Rusia po i fsheh të dhënat e të vdekurve nga COVID-19

Në një kompani që ofron shërbime funerali në qytetin e Kalugas, drejtori i saj thotë se, është i sigurt se numri i të vdekurve është rritur ndjeshëm.

Sipas të përditshmës franceze Le Figaro, Rusia në të vërtet po e fsheh numrin e të vdekurve nga COVID-19.

Po ashtu, nga publikimet e pavarura thuhet se, Rusia që nga shfaqja e pandemisë ka raportuar katër herë më pak persona që kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Rusia ka 120 mijë të vdekur nga COVID-19, të dhënat zyrtare janë katër herë më pak
Lexo po ashtu Rusia ka 120 mijë të vdekur nga COVID-19, të dhënat zyrtare janë katër herë më pak

Siç duket dimëri dhe COVID-19 tani e kanë Rusinë në kontroll, ku mund të ketë pasiguri për shkallën e vërtetë të vdekjeve, por askush nuk dyshon se pandemia po bën një dëm të madh në të gjithë vendin.

Aktualisht, brenda 24-orëve në Rusi numri i të infektuarëve me COVID-19 është 28,782 me 508 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?

A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?

Botë
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Evropa
Kalo në kategori