LAJMI I FUNDIT:

Numri i shfaqur në filmin “Don’t Look Up”, shikuesit zbulojnë se është linjë ku mund të kërkohen shërbime seksuale

Numri i shfaqur në filmin “Don’t Look Up”, shikuesit zbulojnë se është linjë ku mund të kërkohen shërbime seksuale

Shikuesit e filmit “Don’t Look Up” kanë zbuluar se një numër telefoni i paraqitur në filmin e Netflix është në fakt një numër për një linjë telefonike seksi.

Ka pasur shumë bujë rreth Don’t Look Up që nga publikimi i tij në dhjetor dhe shpejt u bë filmi më i ndjekur i Netflix në mbarë botën. Filmi hit ka të bëjë me dy astronomë që zbulojnë se një kometë po lëviz drejt Tokës.


“Don't Look Up” shpërfaq realitetin e hidhur - fundi i botës po vjen nëse nuk vetëdijesohemi për ndryshimet klimatike
Lexo po ashtu “Don't Look Up” shpërfaq realitetin e hidhur - fundi i botës po vjen nëse nuk vetëdijesohemi për ndryshimet klimatike

Njerëzit kanë parë tashmë një “gabim montazhi” në film (të cilin regjisori Adam McKay e ka konfirmuar se ishte në të vërtetë i qëllimshëm), dhe tani shikuesit kureshtarë kanë kuptuar se një numër telefoni që shfaqet në film nuk është në të vërtetë një linjë për ndihmë.

Në një skenë, Dr Randall Mindy (Leonardo DiCaprio) shfaqet në një njoftim duke udhëzuar njerëzit të telefonojnë 1-800-532-4500 nëse kanë nevojë për “qetësi shpirtërore” pas lajmit se Toka së shpejti do të shkatërrohet nga kometa. “Tani për tani, miliona prej jush kanë të njëjtat dyshime dhe pyetje në lidhje me kometën që po afrohet”, thotë Dr Mindy.

“Kjo është arsyeja pse BASH Cellular, në bashkëpunim me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, po krijon një linjë të re telefonike, pa pagesë, për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja. Dhe kush e di: Ndoshta, ndoshta vetëm një nga shkencëtarët tanë… mund të jetë një mik tek i cili të gjithë duhet të mbështetemi në kohë të pasigurta”.

Natyrisht, disa njerëz e thirrën numrin për të parë nëse është i vërtetë dhe është. Në fakt, është një linjë telefonike seksi. Nëse telefononi numrin, ju përshëndet zëri i një gruaje. Ajo thotë: “Mirë se vini në linjën më të nxehtë të Amerikës”.

Nuk dihet nëse McKay në të vërtetë synonte të përfshinte një linjë telefonike seksi në film, por nuk do të ishte hera e parë që një produksion i Netflix dështoi në ofrimin e një numri të rremë telefon. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori