Me një vëllim prej 400 faqesh, ka dalë numri i ri i revistës letrare “Jeta e re”.
Ky numër fillon me Basri Çapriqin, poetin dhe studiuesin i cili vdiq më 14 janar 2018 në Prishtinë. Në shenjë kujtimi e nderimi, ky autor është prezantuar me një cikël të gjerë poetik, ndërkaq Sali Bashota vjen me një tekst për jetën dhe profilin krijues të Çapriqit.
Në rubrikën “Bibliofili”, është shkrim me titullin “Jeta ime e bibliofilit”, teë shkrimtarit të madh anglez Julian Barnes.
Rubrika e prozës nis me shkrimtarin Henri Böll, fitues i çmimit Nobel. Ai vjen në këtë numër me tregimet “Mbi urë” dhe “Rrëfimi i një gjuetari qensh”, për të vazhduar me tregimet “Shkrimtari është një tip tryeze“ të shkrimtarit italian Achille Campanile, “Balada e dashurisë së parë” të shkrimtarit argjentinas Alejandro Dolina, “Gruaja ime” dhe “Burri im” të shkrimtares së njohur spanjolle Rosa Montero dhe “Skulptura e shpirtit” të shkrimtarit meksikan Marisio Hoze Shvarc. Rubrika vazhdon me një numër prozash të autorëve tanë: Ibrahim Kadriu është prezantuar me “Zonja e druve”, Ibrahim Berisha me “E pakuptimtë kur e mendoj errësirën”, Ylljet Aliçka me “Dritëhijet e një kryeqyteti” dhe Balil Gjini me “Dervishi dhe Lejlaja”.
Rubrika e poezisë nis me një cikël poezish të nobelistit Derek Walkot, për të vazhduar me poetin italian Dino Campana, poetin arbëresh Francesko Micielli (përkthyer nga gjermanishtja), me shkrimtarin dhe studiuesin suedez Kjell Espmark dhe Pier Paolo Pasolinin. Me nga një cikël poezish janë prezantuar edhe Blerina Rogova-Gaxha, Gentianë Paçarrizi dhe Teuta Kadriu.
Në këtë numër është një intervistë e gjerë me akademikun Rexhep Ismajlin, ndërkaq në rubrikën Dossier vjen poeti i njohur amerikan William Carllos Williams. Rubrika nis me një cikël poezish të këtij autori dhe vazhdon me letrën me titullin “Vargu modern imponon besim” dërguar Ezra Poundit, për të vazhduar gjithashtu me një letër tjetër dërguar poetes Denise Lefertov; me tregimin “Një natë qershori”; pastaj me “Praktika”, pjesë e shkëputur nga libri autobiogafik, për të përfunduar me intervistën me titullin “Artisti është shumë para epokës së tij, prandaj është i vetmuar”.
Në rubrikën e kritikës janë prezantuar një sërë autorësh tanë dhe të huaj. Rubrika nis me tekstin “Zanafilla e kritikës gjenetike” të autorit Almur Grelison dhe vazhdon me “Letërsia krahasimtare dhe kritika letrare bashkëkohore” të Jean Bessiere, “Përfundimi elegjiak i Kanunit të Perëndimit” të Harold Bloomit, “Simboli” të Michel Pastoureau, “Anton Pashku: Primus literarum” të Agron Gashit, “ Zef Zorba: Biografi e poezi” të Viola Isufajt, “Vepër kapitale për letërsinë për fëmijë” të Xhevat Sylës dhe “Semantika e diskursit në poezinë e Rrahman Dedajt” të Antigona Zenelit.
Përkthyesit që kontribuuan për këtë numër janë: Bajram Karabolli, Alfred Beka,.Alket Çani, Arben Idrizi, Ismail Ismaili, Erion Karabolli, Gianni Belluscio, Kujtim Morina, Arif Kutleshi, Rrahime Gashi, Edita Kuçi-Uka dhe Demë Topalli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
Ali Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
RUBAIRAT
Lasgush Poradeci përballë Naim Frashërit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri