LAJMI I FUNDIT:

Numrat e telefonit të përdoruesve të Facebook janë për shitje nga një sulm i radhës

Numrat e telefonit të përdoruesve të Facebook janë për shitje nga një sulm i radhës

20 dollarë për numër, përveç nëse po blini me shumicë.

Dikush ka ndërhyrë në disa të dhëna në Facebook ku janë numrat e përdoruesve dhe tani po i shet ato të dhëna duke përdorur një robot të aplikacionit Telegram, sipas një raporti nga Motherboard.


Studiuesi i sigurisë që gjeti këtë dobësi, Alon Gal, thotë se personi që drejton këtë robot  pretendon të ketë informacionin e 533 milionë përdoruesve, të cilat erdhën nga një cenueshmëri e Facebook që ishte rregulluar në vitin 2019, shkruan The Verge.

“Kjo është shumë shqetësuese të shohësh një bazë të dhënash të asaj madhësie që shitet në komunitetet e krimit kibernetik, ajo dëmton privatësinë tonë seriozisht dhe sigurisht do të përdoret për të mashtruar dhe aktivitete të tjera mashtruese nga aktorë të këqij”, tha Alon Gal, bashkëthemelues dhe CTO i firmës së sigurisë kibernetike Hudson Rock, dhe i cili së pari lajmëroi Motherboard për këtë robot.

Roboti lejon dikë të bëjë dy gjëra: nëse ata kanë një ID të përdoruesit në Facebook të një personi, ata mund të gjejnë numrin e telefonit të atij personi, dhe nëse kanë numrin e telefonit të një personi ata mund të gjejnë ID-në e tyre të përdoruesit në Facebook.

Bot-i ka filluar që prej të paktën 12 janar 2021, sipas pamjeve të ekranit të postuara nga Gal, por të dhënat që ju ofron mundësia janë nga viti 2019. Kjo është relativisht e vjetër, por njerëzit nuk i ndryshojnë aq shpesh numrat e telefonit.

Për momentin është e panjohur nëse Motherboard ose studiuesit e sigurisë kanë kontaktuar Telegram për t’u përpjekur të heqin robotin, por shpresojmë se është diçka që mund të shuhet së shpejti.

Roboti pretendon të përmbajë informacion mbi përdoruesit e Facebook nga SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Australia dhe 15 vende të tjera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Kalo në kategori