LAJMI I FUNDIT:

Numërohen 77% e votave, PS merr 73 deputetë, PD – 59, LSI – 5 dhe PSD – 3

Numërohen 77% e votave, PS merr 73 deputetë, PD – 59, LSI – 5 dhe PSD – 3

Deri në orën 23:40 janë numëruar rreth 77% e kutive të votimit, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual merr 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani janë numëruar 4,001 qendra votimi (77%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.


Procesi i numërimit të votave ka përfunduar vetëm në Qarkun e Kukësit, ndërsa vijon numërimi në qarqet tjera.

Numërimi i votave deri në ora 22:40:

Partia Socialiste 572 344 vota – 48,72%

Partia Demokratike  461 953 vota – 39,33%

Lëvizja Socialiste për Integrim 80 424 vota – 6,85%

Partia Socialdemokrate 26 244 vota – 2,23%

Partitë tjera rreth 3%

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 8 qarqe, ndërsa PD në 4 qarqe.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 19 mandate, PD 14 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PD ka 3 mandate dhe PS 2 mandate.

Sa vota morën kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri nga numërimi gjysmës së vendvotimeve?
Lexo po ashtu Sa vota morën kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri nga numërimi gjysmës së vendvotimeve?

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori