LAJMI I FUNDIT:

“Nuk varemi nga ai” – Joao Cancelo godet rëndë Cristiano Ronaldon me deklaratën e fundit

“Nuk varemi nga ai” – Joao Cancelo godet rëndë Cristiano Ronaldon me deklaratën e fundit

Joao Cancelo është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer me Barcelonën dhe ai ka marrë ftesën e pritur nga Kombëtarja e Portugalisë për dy ndeshjet miqësore të muajit mras.

Portugezët do të përballen me Suedinë më 21 mars në shtëpi derisa pesë ditë më vonë luajnë në udhëtim te Sllovenia.


Në intervistën e tij të fundit, mbrojtësi portugez Joao Cancelo ka thënë diçka që mund të mos i pëlqejë Cristiano Ronaldos.

Cancelo thyen heshtjen më në fund, tregon arsyen pse prishi marrëdhënien me Pep Guardiolën
Lexo po ashtu Cancelo thyen heshtjen më në fund, tregon arsyen pse prishi marrëdhënien me Pep Guardiolën

Deklarata e Cancelos se kulmi i karrierës së një futbollisti është nga 25 deri 32 vjeç po konsiderohet si një goditje për kapitenin e Kombëtares, Cristiano Ronaldon.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe kaloi 15 vjet duke konkurruar me Lionel Messin për Topin e Artë, por kulmi i karrierës së një futbollisti është midis 25 dhe 32. Ne Portugalia nuk varemi plotësisht nga ai”, ka thënë Cancelo.

Cristiano është tashmë 39 vjeç dhe luan jashtë Evropës, kështu që ai nuk mund të jetë shumë ndikues për një ekip plot me yje të rinj. Megjithatë, ai pritet të udhëheqë skuadrën e tij përpara në Eurot e ardhshme.

Joao Cancelo dhe Joao Felix do të jenë gjithashtu atje, sigurisht. Turneu më i madh evropian do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori