LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë duel unifikimi me Joshuan? Fury konfirmon trilogjinë me Wilder

Nuk do të ketë duel unifikimi me Joshuan? Fury konfirmon trilogjinë me Wilder
Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury i ka zbehur shpresat e tifozëve që duan një duel unifikimi ndërmjet Anthony Joshua dhe fituesit të duelit ndërmjet tij dhe Deontay Wilderit, duke deklaruar se ka marrëveshje për një trilogji me kampionin e WBC-së.

Boksieri britanik do të përballet me rivalin amerikan më 22 shkurt, ndërsa shumëkush ka shpresuar që meçi i madh i radhës në kategorinë e peshave të rënda do të jetë ndërmjet fituesit të duelit dhe kampionit të rishpallur të the IBF, WBA dhe WBO, i cili e mposhti Andy Ruizin në rimeçin e muajit dhjetor.

Mirëpo, Fury i ka zbehur këto shpresa duke njoftuar se do të ndeshet me Wilder për herë të tretë para se të ndodhë meçi eventual me AJ.

(Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

I pyetur nga Sky Sports nëse është pajtuar që Joshua të jetë kundërshtari i radhës, ai ka thënë: “Jo, fatkeqësisht, jo. Kam një tjetër duel me Wilderin”.

“Kam një trilogji me Deontay Wilderin. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Pastaj, ku i dihet? Ndoshta një meç të katërt apo të pestë”.

“Janë shumë para në xhep për të (Wilderin), prandaj do të kërkojë rimeçin. Unë do të fitoj, prandaj sido që të ndodhë do ta kem rimeçin. Krejt çfarë bëj unë është fitore, fitore, fitore, pavarësisht gjithçkaje. Pos nëse ndodh barazim”, është shprehur Tyson.

(Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Trilogjinë e ka konfirmuar edhe promovuesi i Furyt, Frank Warren, i cili ka thënë për BBC Radio 5 Live se humbësi do t’i ketë 30 ditë në dispozicion që ta kërkojë rimeçin dhe ai duhet të pranohen nga fituesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori