Krerët e ekonomive më të mëdha botërore kanë vizituar pjesë të ndryshme të qytetit italian të Romës – madje shkuan edhe të fontana Di Trevi, para se të rikthehen për t’u deklaruar lidhur me ndryshimet klimatike.

Reklama

Secili prej tyre nga grupi i 20 vendeve me industritë më të zhvilluara në botë, kanë hedhur nga një monedhë në fontanë, transmeton Telegrafi.

Sipas legjendës, kush hedh monedhë do të rikthehet në Romë. Fontana tregon Neptunin, zotin e detit duke qetësuar ujërat.

Ajo u ndërtua në murin e Pallatit Poli, dhe kështu edhe mori emrin pasi lidh tri rrugët e qendrës së Romës.

Reklama

Monedhat që hidhen në fontanë çdo ditë nga turistë të shumtë, mblidhen dhe jepen për bamirësi. /Telegrafi/